1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

E thotë Rada Trajkoviç: Radoiçiq dhe Veselinoviq kanë qenë truproje të Vuçiqit!

Rekomandime

Në një intervistë dhënë revistës ‘Vreme’ të Beogradit, Trajkoviq, thotë se presidentit serb negociatat me Kosovën i shërbejnë për të mbetur në pushtet duke pasur parasysh dosjen e trashë që ai ka te bashkësia ndërkombëtare në kuptim të KRlMlNALITETIT dhe korrupsionit.

“Nga ana tjetër rrëfimi për ndarjen e Kosovës i shkonte për shtati (Hashim) Thaçit, sepse përkufizimi është punë e ndërlikuar dhe komplekse”.

- Advertisement -

Sipas saj Serbia në Kosovë i ka larguar institucionet e saj, por ato janë zëvendësuar me mafinë e paskrupullt.

“Më e tmerrshmja është se të gjithë kryetarët e komunave (serbe në Kosovë) i ka zgjedhur Milan Radoiçiqi”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk e njeh Radoiçiqin, ndërsa më vonë e ka mbrojtur. Rada Trajkoviq në këtë intervistë e përgënjeshtron Vuçiqin, i cili ka thënë se nuk e njeh Radoiçiqin. Sipas saj kur Vuçiq ka qenë për vizitë në Srebrenicë, Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë qenë truproje të tij. Këta janë njerëzit të cilëve Vuçiq u beson më së shumti.

- Advertisement -

Trajkoviq kështu e përshkruan rolin e Radoiçiqit në politikën e Kosovës: “Kam pasur komunikim me liderët e shqiptarëve, të cilët më tregojnë se me rastin e punësimeve në institucione, nëse, ta zëmë, një pastruese sipas njëfarë strukture duhet të jetë serbe, këtë duhet ta nënshkruajë Radoiçiqi”.

Sipas Trajkoviq grupi i Radoiçiq kontrollon si rrogat që vijnë nga Serbia për zyrtarët serbë, ashtu edhe rrogat që buxheti i Kosovës ia paguan nëpunësve serbë.

- Advertisement -

“Çdo padëgjueshmëri ndëshkohet me humbje të vendit të punës. Këtë e bënë mafia, dhe çfarë më shqetëson më së shumti është se BIA (shërbimi sekret serb) diku ka bashkëpunuar me mafinë. Shefi i BIA-s për Kosovën, një Dimiq, të cilin e njoh si djalosh nga Prishtina, ka pasur brifingje të rregullta me Radoiçiqin dhe të tjerët. Kështu populli e kuptoi se këto janë struktura që i kanë vendosur Vuçiqi dhe Aleksandar Vulini, kur ka qenë shef i kancelarisë për Kosovën dhe Metohinë, dhe tash janë disi të ndërlidhura me sistemin e sigurisë të Serbisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit