7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E turpshme – Gent Cakaj suImohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj bëri një postim në nderë të 28 Nëntorit.

Cakaj publikoi një fotografi para shtëpisë legjendare të familjes Jashari në Prekza duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovë.

- Advertisement -

Por ky nderim i ministrit Shqiptar nuk i ka pëlqyer dikujt në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Bashkëpunim Austri – Shqipëri, Majlina Cullhaj ka suImuar Cakajn pse bëri një postim për familjen Jashari që u masakrua pamëshirshëm nga forcat serbe.

“Kështu feston Ministri i Përkohshëm i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Duke thënë, Prekaz, Drenicë zemra e shqiptarisë. Çfarë të bëjë me këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

- Advertisement -

Megjithatë, përkundër këtyre shkrimeve tendencioze dhe propagandistike, Cakaj gëzon një respekt të madh në të dy anët e kufirit shqiptar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit