Dje, pikërisht një ditë para se të niste viti shkollor, dikush ka zgjedhur t’i përbuzë librat.
Në një video të siguruar nga Reporteri.net, shihet kontejneri i mbushur me to. Ato ishin hedhur tek kontejnerët në afëri të Shtëpisë së Shëndetit.
Ato libra duken se janë të klasës 7 dhe 5, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë.
Sidoqoftë, librat për klasët fillore që prej vitesh jipen falas dhe kthehen në shkollë pas përfundimit të vitit, pasi mendohet të përdoren nga të tjerët.