Iniesta? Xavi? Modric? Jo, asnjëri nga të tre. Jason Denayer është lojtari i parë në Evropë që nuk ka humbur asnjë pasim në një ndeshje të vetme.
Kjo ndodhi mbrëmë, gjatë ndeshjes Lyon-Angers, ku qendërmbrojtësi holandez i përfundoi pa gabim të gjitha, plot 114 pasimet e bëra.
Që kur Opta në sezonin 2006-2007, nuk ka ekzistuar, asnjë lojtar në 5 kampionatet më të mira evropiane që i kishte përfunduar me sukses të gjitha pasimet e bëra gjatë një ndeshjeje.
As “maestrot” e shkëlqyeshëm si Iniesta dhe Xavi.Në fund, një mbrojtës pati sukses, i “thirrur nën armë” ndoshta për të shkatërruar sulmet e kundërshtarit, jo për pasime kaq “klinike”. Një rekord historik për Denayer, i cili ndoshta do të zgjasë për një kohë të gjatë.