1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe deputeti Armend Muja i bashkohet fushatës në Shqipëri, lajmërohet nga Kavaja

Rekomandime

Fushata në Shqipëri ka bërë që shumë deputetë e zyrtarë nga VV të përfshihen, duke shprehur përkrahje ndaj kandidatëve të kësaj partie.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili nuk hezitoi të publikonte foto duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë kandidatët nga kjo parti.

- Advertisement -

Ai ishte në Kavajë duke i dalur në përkrahje Boiken Abazit, që po kandidon për deputet nga qarku i Tiranës.

Në disa foto Muja shihet duke komunikuar me qytetarë me të cilët ndau programin e kandidatit Abazi.

Vizitat e fushatat në Shqipëri nga Qeveria Kurti 2, janë kritikuar shumë pasi Kosova është duke u përballur me sfida nga pandemia që ka goditur rëndë ekonominë e vendit, e në tjetrën anë masat e reja që kanë bërë mbylljen e sektorëve të ndryshëm, duke e bërë edhe më të vështirë situatën në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit