1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Edhe dy ditë do të dihet për fatin e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Më 24 tetor bëhen gjashtë muaj prej kur Zyra e Prokurorit të Specializuar u ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej gjykatës, ku Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kjo nënkupton se kanë mbetur edhe dy ditë kohë të periudhës ku prokurori i procedurës paraprake duhet ta konfirmojë aktakuzën, ose të hedhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje, Gazeta ka kontaktuar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, në varësi të specifikave të çështjes individuale, ka deri në gjashtë muaj për të marrë një vendim nëse do të hedhë poshtë ose konfirmojë aktakuzën. Në të njëjtën kohë, Rregullat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas depozitimit të saj”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep për Insajderin.Griep ka sqaruar edhe rregullat që duhet kihen parasysh në rast të zbulimit, ose jo të një aktakuze.“Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedurë”, ka deklaruar ajo.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale po ashtu ka theksuar se në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të akuzuarit para Gjykatës

- Advertisement -

.“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj”, deklaroi Griep.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

- Advertisement -

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.A

ktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.

Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.“Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë. Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidenti Thaçi u intervistua nga Prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, në muajin korrik. Intervistimi i tij zgjati katër ditë radhazi.

Pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të dhomave të specializuara.

Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres”, kishte deklaruar Thaçi.“Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga avokati, përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, kemi pasur seanca produktive, tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dëshmitë e mija. Në rast se ata e bëjnë këtë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë krim lufte”, tha Thaçi para mediave në ditën e përfundimit të intervistimit

.Thaçi theksoi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Kadri Veseli u intervistua në dhjetor të 2019-s. Intervistimi i tij kishte zgjatur tri orë.

Pas intervistimit, Veseli nuk pati dhënë detaje, megjithatë ka pohuar se vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin e Kosovës.

“Siç edhe kam premtuar publikisht sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistimin. Vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu jemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtarë ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballë me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së, ka qenë një përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Duke komentuar aktakuzën e ngritur në qershor të 2020-s, që akuzon vetë Veselin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krime lufte në Kosovë, kreu i PDK-së ka thënë ky është një veprim i pashembullt i prokurorit, pasi sipas tij, ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura.

“Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, ka thënë Veseli.Veseli ka thënë se lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset nga asnjë prokuror

.Gjykata Speciale tashmë ka realizuar arrestimet e para.Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.Paraqitjen e parë Mustafa para Prokurorisë e pati më 28 shtator.Hetuesit e Gjykatës Speciale më 25 shtator arrestuan edhe kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati si dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj në zyrat e kësaj organizate në Prishtinë.Nasim Haradinaj u intervistua më 29 shtator nga Gjykata Speciale, ndërsa kryetari i OVL-UCK, Hysni Gucati u intervistua me datën 1 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit