4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Edhe pak dhe gati, ura më e gjatë në botë do të lidhë Evropën me Azinë

Rekomandime

  • Në proces është faza përfundimtare e ndërtimit të urës spektakolare varëse “Canakkale 1915”.

Kur në mars të vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapet, do të jetë ura më e gjatë në botë e v@rur dhe njëherit më e gjata në Turqi.

- Advertisement -

Hapësira e saj më e madhe midis dy shtyllave me një lartësi prej 318 metra do të shtrihet në 2.023 metra, që nënkupton se do të jetë më e gjatë për 32 metra sesa ura aktuale e v@rur “Akashi Kaikyo” në Japoni, që edhe mban rekordin si ura më e gjatë e varur.

Gjatësia e saj totale do të duhej të ishte 3,563 metra. “Canakkale 1915” ka marrë emrin nga rajoni me të njëjtin emër që gjendet në veriperëndim të Turqisë.

Ndryshe quhet edhe ura e Dardaneleve, pasi që do të jetë një lidhje midis dy kontinenteve – Evropës dhe Azisë. Do të jetë pjesë e autostradës 321 kilometra “Kinali-Tekirdag” – “Canakkale-Balikesir” që do të lidhë Trakinë lindore më Anadolinë.

Hapja e urës pritet të ndodh më 18 mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht pesë vite pasi është vënë gurthemeli nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit