7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Edhe Shpend Ahmeti ironizon me taksën, kërkon hapjen e konsullatës së Prishtinës në Drenas

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së djeshme u takua me kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit publikoi një fotografi me Ahmetin, duke thënë që gjatë këtij takimi patën rast të bisedojnë edhe për çështjen e taksës për parking, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.”, kishte shkruar ndër të tjera Lladrovci.

E në fotografi u përgjigj me koment edhe Shpend Ahmeti, i cili i kërkon kryetarit Lladrovci që t’ia gjejë një ndërtesë në Drenas ku do të vendoset konsullata e Prishtinës.

“Procedura për viza është gati. Se doni me na marr krejt!”, ka shkrur tutje Ahmeti.

- Advertisement -

Lidhur me taksën e parkingut në Prishtinë, fundjavën e fundit pati shumë diskutime, ndër to edhe shaka të ndryshme si kjo e krerëve të komunave Prishtinë e Drenas, të cilat u shpërndanë në rrjete sociale.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Lladrovcit:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit