2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

‘Edhe unë kam me ikë prej Kosove’, shkrimi prekës i të riut që do të largohet nga vendi

Rekomandime

Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës, që po e lëshojnë vendin e po migrojnë në vendet evropiane, është edhe i riu nga Drenica. Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, me një postim shumë prekës, ka treguar se do të lëshoj Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë.

- Advertisement -

Ai shkruan se, këtë po e bënë për t’i ndihmuar familjes së tij.

“Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle. ”, ka shkruar Geci.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Edhe unë kam me ik prej Kosove…

Pluhni ka me i mbulu qoshet e tavanit, mungesa e zanit e e pranisë teme ka me lanë zbrazti n’shpi. Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle.

- Advertisement -

Çka ka fëmijë kam me iu dhanë pare e me i gëzue ngapak, se e di çka hjekin kur s’kanë.

Kam me punue fort, pa u nalë hiç, veç me i pa ma mirë njerëzit e mi. Kam me jetu n’çdo frymë me mallin e krejtve, ama s’kam çka me ba, ka ardhë vakti mos me menu për veten ma. Ose, ndoshta, ka ardhë vakti me menu përnjëmend për veten…

Po jetoj me andrrat e ni jete ma t’mirë, gjersa çohem e flej me brengën se qysh me ia dalë me 200 euro deri n’fund të muajit.

Du me ikë prej Kosove, për ni jetë ma t’mirë. Për veten e prindt e mi.

Ama edhe ikja, po len zbrazti n’mu. Çka asht’ ma mirë për mu: me e pasë xhepin plot e zemrën thatë? A xhep grisun e zemër…zemër…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit