1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edi Furra: Jemi tatimpagues të rregullt, kërkesat tona të merren parasysh

Rekomandime

Këngëtari i muzikës popullore, Edi Furra, është një nga këngëtarët që i është bashkuar protestës së sotme para Qeverisë.

Ai sikur edhe shumë kolegë të tij, ka bërë thirrje që të lejohet mbajtja e dasmave, pasi kjo sipas tij përbën një zinxhir të madh ekonomik në shoqërinë tonë.

- Advertisement -

Gjithashtu Edi ka shtuar se duke qenë se janë tatimpagues të rregullt, kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Nga viti 2002 kur na është bërë thirrja për të paguar tatim, jemi regjistruar në ATK, e jemi tatimpagues të rregullt.

Përderisa Qendrat Tregtare shihen të mbushura plot me njerëz, pse të mos mbahen edhe dasmat me 300-400 persona.

- Advertisement -

Ky është një zinxhirë që shoqërinë tonë e dëmton shumë, ndaj i lusim të ndërmarin hapa që t’i mbajmë edhe këto pak dasma që na kanë mbetur”, ka shtuar ndër të tjera Edi Furra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit