19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ud e presidentes, Vjosa Osmani uron Dua Lipën për çmimin e fituar në “Grammys”: Ju nuk jeni inspirim vetëm për femrat dhe gratë e Kosovës, por në të gjithë botën

Rekomandime

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit ka arritur të fitojë një çmim në “Grammy Awards 2021”.

- Advertisement -

Bukuroshja, e nominuar në gjashtë kategori, ka fituar çmimin për albumin më të mirë në zhanrin ‘pop’.

Me këtë rast, ajo ka bërë krenarë të gjithë duke bërë të reagojnë me dedikime të ndryshme përmes rrjeteve sociale.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thekson se Dua nuk është inspirim vetëm për vajzat dhe gratë në Kosovë, por në të gjithë botën.

- Advertisement -

“Urime për yllin tonë Dua Lipa” në ‘Grammy-n’ e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bën çdo ditë e më shumë krenarë. Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar Osmani në një postim të publikuar në InstaStory.

Lipa ndërkaq është shpërblyer me këtë çmim për albumin e saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia”, i cili u lansua vitin që lamë pas.

25 vjeçarja sivjet garoi për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo e zhanrit pop”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit