11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“Lajm dëshpërues, zemra më digjet”, ish-kryeministri turk Davutoglu reagon ashpër për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem – ‘Faj’ i lë edhe Erdoganit

Rekomandime

Reagimet nga Turqia rreth hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk kanë të ndaluar. Pas Ministrisë së Jashtme turke, ka reaguar edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”.

- Advertisement -

Në një kongres të partisë në Fatih, Davutoglu, dikur bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka folur rreth hapjes zyrtare të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Lideri opozitar e ka cilësuar këtë hap të autoriteteve kosovare si lajm të hidhur.

Kundërshtari i Erdogan ka thënë se po i digjet zemra për shkak të këtij vendimi. Tutje në fjalimin e tij ish-kryeministri e ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, ka kritikuar Erdoganin për politikë jo aktive në Ballkan.

- Advertisement -

“Sot po e përjetojmë edhe një ngjarje dëshpëruese. Kosova, ky vend i zemrës sonë, u bë vendi i parë mysliman që ka njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe që hapi ambasadë atje. A nuk është koha të pyesim? Nëse edhe në Kosovë nuk ju shkon zëri, pse po uleni ende në Ankara? Pse nuk po arrini t’ia shpjegoni Kosovës hallin tuaj?

Tutje Davutoglu është tallur me Erdoganin teksa i ka përkujtuar lëvdatat e mëdha që ai dhe mediat e tij, sipas Davutoglut, patën për Trumpin.

- Advertisement -

“Mesiguri kosovarët kanë menduar se meqë Erdogan po tregon kaq respekt për Presidentin Trump, i cili e ka shpalluar Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, nëse media e kontrolluar nga ai e lartëson Trumpit deri në qiell, edhe nëse iu bindemi urdhërave të Trumpit, Turqia nuk do na thotë ndonjë gjë”, tha Davutoglu.

Gjatë fjalimit, Davutoglu përmendur edhe kontributin dhe sakrificën siç e ka quajtur ai që Turqia ka dhënë për Kosovën pas periudhës së pavarësisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit