8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Syla: Militantëve të VV’së iu ka dhimbtë që fitoi Abdixhik

Rekomandime

Valon Syla, gazetar, duke komentuar çështjen e fituesit të postit të kryetarit të LDK’së, ka thënë se fitorja e Lumir Abdixhikut ka qenë e papritur për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Syla, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se Abdixhiku mund t’ia marrë votat Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

“Militantët e VV nuk e kanë prit fitoren e Lumir Abdixhikut, iu ka dhimbtë. Vjen një ndryshim që e tërheq votuesin e VV”, deklaroi ai.

“Nëse Albin Kurti ishte thithëse e votave të LDK, Lumiri mund të jetë kontra për votat e LDK’së që kaluan në VV’së”, shtoi tutje Syla.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se Abdixhikun e pret një sfidë e madhe përpara, gjersa ka pritur se i njëjti do e mbështesë kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit