-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Edi Rama: Është vrarë një shqiptar në Iuftimet në Ukrainë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për një shqiptar të vr*arë në Ukrainë, i cili ishte ushtar e që jetonte atje prej kohësh.

“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vr*arë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”, tha Rama.

- Advertisement -

Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se ka komunikuar me pesë apo gjashtë qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.

“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit.

Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”, tha Xhaçka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit