9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pse sipas Ahmetit askush nuk do koalicion me Vetëvendosjen?

Rekomandime

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur rreth situatës së krijuar sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, pas arritjes së koalicionit të atëhershëm PAN në minutat e fundit të afatit për koalicione parazgjedhore.

- Advertisement -

Ai në emisionin Pressing në T7 tha se Lëvizja Vetëvendosje ‘s’ ka mbet njeri pa e sharë dhe për atë nuk mund të hyjë në koalicion me askënd’.

“Më 2017 e kemi pasur situatën kur u bë koalicioni PAN. Të nesërmen Albini na thirri në mbledhje dhe na tha ‘mendoj se LDK-ja do të dojë të vijë të bëjmë koalicion me ta’, duke menduar se ka opsion 24 orë dhe tha se ‘ata vijnë të na ofrojnë kryeministrin’. Unë thashë ‘i kemi dhënë Albinit mandatin për kryeministër’. Sapo e kishim konsideruar Isa Mustafën si tradhtarin më të madh në Kosovë për ‘Zajednicë’ dhe demarkacionin. Nuk i thoshim ‘profesor” atëherë atij”, tha Ahmeti, duke aluduar në takimin e para disa ditëve ndërmjet Kurtit dhe Musaftës, ku kreu i VV-së këtë të fundit e kishte quajtur ‘profesor’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit