1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Edi Rama fsheh dhe përgatit katastrofën më të madhe në historinë e shqiptarëve”

Rekomandime

Provokim skandaloz i kryeministrit të Shqipërisë, hartë me Kosovën nën Serbi

“Skenarë më të rrezikshëm do të shohim, nëse nuk vetëdijesohemi se prapa fasadës patriotike, Edi Rama fsheh dhe përgatit katastrofën më të madhe në historinë e shqiptarëve. Ndërkohë që shpërblimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë! Beogradi është gati ta bëjë Edi Ramës aksioner në Trepçe, mjafton që kjo pasuri e paçmueshme e Kosovës të bëhet pronë e Serbisë!”, ka potencuar profesori Enver Bytyçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një gafë të tmerrshme në mëngjesin e së martës duke publikuar një hartë brenda një videoje ku shfaqej territori i Republikës së Kosovës brenda së Serbisë.

- Advertisement -

Rama po iu uronte ndjekësve të tij në Facebook mëngjes të mirë dhe po prezantonte “hartën e investimeve për sigurimin e furnizimeve me 24 orë ujë në zonat rurale të Shqipërisë”, por gaboi rëndë me kufijtë që i ishin vënë Serbisë, e ku ishte krejt territori i Republikës së Kosovës.

Por pyetja është: A ishte gabim i momentit i Ramës apo i qëllimshëm ky postim?

Gazeta “Bota sot” ka kontaktuar me publicistin dhe njohësin e çështjeve politike, Rexhep Shahu, i cili deklaroi se kryeministri Rama nuk bën asgjë pa qëllim.

- Advertisement -

Shahu zbulon qëllimin e Ramës

Rexhep Shahu

Sipas tij, Rama, sa herë ka probleme brenda vendit, i kacavirret në çështje Kosovës, për patriotizëm.

- Advertisement -

Rama asgjë nuk bën pa qëllim, por sa herë i ka keq punët brenda vendit, ai kacavirret në çështje të Kosovës, për patriotizëm ose çështje të Serbisë për tu duke europeanist, për të mos u duke gjoja nacionalist”, tha Shahu.

Tutje, Shahu, tha se atë hartë Rama e ka nxjerrë që njerëzit të merren me hartën të cilën as nuk e ndreqin as nuk e prishin.

Prandaj merren me hartën plot pasion dhe nuk merren me Ramen dhe katastrofën që ka shkaktuar në Shqipëri duke u dhënë më koncension kompanive që ai do gjithë pasurine kombëtare,duke siguruar lekë drogë me ble edhe tri herë zgjedhjet, duke e vendose otesidjt nën hyqmin e tij sistemin e drejtësisë me anë të reformës së mbështetur nga ndërkombëtarët që nuk duan të lexojnë intrigat e Rames,etj etj. Pra Kosovën Rama e ka jo të çmuar, jo të panegocueshme, pasi prioritet i tij si politikan është që ta quajnë politikani që na pajtoi me Serbinë. Ai nuk mundi të pajtojë askënd me Serbinë por mundet të na bëjë vasal të Serbisë me pëlqimin që po i bën Serbisë së re ose Jugosllavisë se vjetër të Enver Hoxhës”, tha Shahu.

Reagim pati edhe nga publicisti tjetër, Enver Bytyçi.

Bytyçi: Duhet ta ndalim Ramën

Enver Bytyçi

Sipas tij, ky skandal i kryeministrit Rama vjen në radhë pas skandaleve të shumta të tij në marrëdhëniet e ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bytyçi, shtoi se nëse dikush beson se ky akt është pasojë e pakujdesisë, gabon rëndë dhe ushqehet me iluzionin e mashtrimit në emër të dëshirës për ta përjetuar këtë ngjarje si ëndërr të keqe.

Ky skandal i kryeministrit Edi Rama vjen në radhë pas skandaleve të shumta të tij në marrëdhëniet e ngushta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Harta e rajonit, në të cilën Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, e publikuar në faqen dhe televizionin e Edi Ramës, është mjet provokimi përtej provokimeve të Serbisë. Beogradi nuk ka guxuar që ta mohojë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, thjesht e ka kontestuar atë. Edi Rama e mohoi ekzistencën e Kosovës si nocion politik. Millosheviçi refuzoi çdo kërkesë e përpjekje të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, por nuk guxoi t’i thotë botës së qytetëruar se Kosova nuk ekziston. Edi Rama shkoi përtej guximit antishqiptar të Milosheviçit”, ka shkruar Bytyçi.

Sipas tij, nëse dikush beson se ky akt është pasojë e pakujdesisë, gabon rëndë dhe ushqehet me iluzionin e mashtrimit në emër të dëshirës për ta përjetuar këtë ngjarje si ëndërr të keqe.

Por nëse zgjohesh dhe sheh përtej ëndërrës, do dallosh se harta e rajonit pa Kosovën është një vepër e qëllimshme e kryeministrit të Shqipërisë. Para pak ditësh Rexhep Qosja shprehej i bindur për atë se “Edi Rama nuk e tradhton Kosovën”! Edhe Qosja sheh ëndrrat jugosllave! Edi Rama i ka tradhtuar me kohë, që në rininë e vet, interesat e Kosovës! Ndërsa harta pa Kosovën është thjesht epilogu i veprimtarisë së tij keqbërëse ndaj saj. Fatkeqësia qëndron në faktin se ashtu si Enver Hoxha, edhe Edi Rama vazhdon të ketë fansat e tij në Kosovë! Ndërkaq miqtë e Ramës në Prishtinë janë njëkohësisht edhe miq të Beogradit!”, ka potencuar Bytyçi.

Ai ka theksuar se, në një vend tjetër të civilizuar akti i Edi Ramës do të kishte shkaktuar tërmet, protesta të pandalshme e të fuqishme në të gjitha qytetet e Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë Perendimore, në qytetet shqiptare të Malit të Zi e të Serbisë.

Por tek ne nuk ndodh kjo. Sepse ai po i ushqen shqiptarët me fasadën patriotike të Mumajesit me këngën e tij të flamurit “Kuq e ZI“, apo këngën e Elvana Gjatës për Shqipërinë dhe Kosovën bashkë!

Skenarë më të rrezikshëm do të shohim, nëse nuk vetëdijesohemi se prapa fasadës patriotike, Edi Rama fsheh dhe përgatit katastrofën më të madhe në historinë e shqiptarëve. Ndërkohë që shpërblimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë! Beogradi është gati ta bëjë Edi Ramës aksioner në Trepçe, mjafton që kjo pasuri e paçmueshme e Kosovës të bëhet pronë e Serbisë!”, ka përfunduar profesori.

Krasniqi: Edi Rama ka provokuar

Milazim Krasniqi

Edhe profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se është provokim veprimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën përfshihet edhe Kosova brenda territorit të saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi”.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka nënvizuar Krasniqi.

Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë mbajtur disa takime në tentim për krijimin e një minishengeni ballkanik pa përfshirjen e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit