1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Edi Rama nga Ohri flet për minishengenin: Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Ohri, ku po merr pjesë së bashku me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Prespës, ka folur për minishengenin dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në fillim të fjalimit të tij, kryeministri Rama tha se “vendet e Ballkanit janë të vogla dhe pa fuqim nëse janë të ndara, mirëpo mund të them se janë të mëdha dhe plot fuqi nëse bashkëpunojnë.”

- Advertisement -

“Të bashkuar mund të themi se jemi të mëdhenj. Përse duhet ta presim BE-në që të kemi treg të lirë ndërrajonal, pse duhet ta presim BE-në që t’iu mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë me letërnjoftim. Nënkuptohet se kemi konflikte që kërkojnë zgjidhje. Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera”, tha Edi Rama.

Ai u shpreh shumë i qartë për të ardhmen e vendeve të Ballkanit duke thënë se “nuk ka nevojë të presim për Evropën që ne t’i forcojmë lidhjet tona”.

Ne mund të krijojmë treg të lirë pa pritjen e BE-së. Qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftim nëpër Ballkan, duke mos pasur nevojë të presim për BE-në”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se e di që vendet kanë konflikte aktive, mirëpo kjo nuk duhet t’i ndalë bashkëpunimet midis vendeve tjera, pasi, siç tha ai, “të gjithë u treguam praktikues të fesë, kur Angela Merkel, Papa i Evropës, na thirri në selinë e shenjtë në Berlin. Duke shkuar aty dhe duke u pajtuar se Mini-Shengeni duhet të krijohet si një bashkësi që nuk e mbivendos BE-në”.

Rama pohoi se ka pasur një takim virtual me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku janë pajtuar se “ nuk do ta luajnë rolin e bushtrës me BE-në, duke i thënë se nëse BE-ja nuk martohet me ne, një palë e tretë do të na marrë.

- Advertisement -

Përkundrazi, ai tha se “nëse Evropa nuk do konferenca diplomatike, ata do kenë konferenca më pak, pasi ne mund të mblidhemi, pse jo edhe në Prespë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit