1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edi Ramën e surprizojnë në Itali, i bëjnë dhuratën e veçantë: Nuk të treguam, ky është çmim që u jepet vetëm puliezëve, por po bëjmë përjashtim

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Itali, ku po zhvillon disa takime në 30 vjetorin e fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias. Sot, kryeministrit i kanë bërë një surprizë për të cilën ai nuk ishte në dijeni më herët.

Kryetari i Këshillit të Pulias Michele Emiliano, i ka dhënë Ramës një çmim që siç tha u jepet vetëm puliezëve. “Rrënja e Pulias” quhet çmimi që iu dha Ramës, “një puliezi me shtetësi shqiptare” siç tha dhe Michele Emiliano.

- Advertisement -

“Është një surprizë e vogël. Jo dhe aq e vogël në fakt, sepse ky është një çmim që u jepet vetëm puliezëve. Në mënyrë të veçantë, po bëjmë përjashtim dhe do t’ia japim një puliezi që është me shtetësi shqiptare. Ky çmim quhet “Rrënja e Pulias”.

Do të marrësh përsipër nëse do ta pranosh, që të mbrosh tokën time përveç tëndes. Edhe komunitetin tim përveç tëndit, por në përgjithësi dhe njerëzimin se nuk ndalojmë vetëm te kufijt”, u shpreh kryetari i Këshillit të Pulasi.

Më tej, ai i lexoi Ramës dhe motivin e dhënies së këtij çmimi:

- Advertisement -

“Në emër të historisë së miqësisë dhe afërsisë midis puliezëve dhe shqiptarëve, mbi një shteg solidariteti dhe respekti reciprok për të vulosur ambicien e përbashkët për të shoqëruar Pulian dhe Shqipërinë, drejt një pikëmbërritje të rëndësishme. Të jenë komunitete sociale, brenda Mesdheut, të paqes, zhvillimit dhe mirëqenies.”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit