2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Edita Tahiri: Pa Vetëvendosjen, Vjosa Osmani s’do të ishte askush

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se pa Vetëvendosjen (VV), Vjosa Osmani s’do të mund të bëhej gruaja më e votuar në vend.

Tahiri në një emision ka thënë se votat janë të Albin Kurtit, se sa për listën e vet Vjosa Osmani nuk do mund të ishte askund.

- Advertisement -

Votat i ka Albin Kurti. Qeveria është e Albin Kurtit. Vjosa Osmani është presidente pse janë votat e presidentes përndryshe, sa për listën e vetë s’kish mujt kerkund me qenë. Por ajo është gruaja më e votuar në Kosovë. Jo, me votat e Vetëvendosjes, jo të sajat. Po të kishte dalë me listën Guxo dhe të kishte marrë këto vota, dakord me ty, këto janë votat e vetëvendosjes.”, theksoi ajo.

Tutje ajo ka thënë se situata e Vjosa Osmanit është e njëjtë me atë të saj.

“Kur kam dalë unë në vitin 2007 në zgjedhje me PDK’në. Isha parti e vogël, por ishte parti reformatore që unë lojërat e mija i realizova diku. Unë kam fituar diku 36 mijë vota. Pse? Sepse elektorati i PDK’së. E njëjta situatë është me Vjosa Osmanin. Po të mos ishin votat e Albin Kurtit e Vetëvendosjes, s’kishte mujt me i marrë”, sqaroi Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit