Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan edhe për skuadrën e Baselit, është shpallur si lojtari më i mirë i muajit nëntor, në Zvicër.
20-vjeçari u përzgjodh si futbollisti më i mirë i muajit pas një periudhe të vështirë nga transferimi nga Genk te Baseli.
Njëra nga ndeshjet ku Zhegrova ishte fantastik, ishte ajo kundër Young Boys, ku shënoi edhe një gol të bukur.
- Advertisement -