7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tifozi hyn në fushë dhe e tërheq Ronaldon për qafe, portugezi reagon i zemëruar

Rekomandime

Cristiano Ronaldo reagoi i zemëruar pasi u tërhoq për qafe nga një tifoz, pas fitores me rezultat 2:0 të Juventusit kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Incidenti ndodhi pak momente pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes në BayArena, ku një tifoz hyri në fushë dhe i kaloi rojet e sigurimit në tentim për ta bërë një fotografi me Cristiano Ronaldon.

- Advertisement -

Përderisa Ronaldo po bisedonte me bashkëlojtarin e tij Miralem Pjanicin, tifozi i erdhi nga prapa pesë-herë fituesit të Topit të Artë me një telefon dhe tentoi t’ia vendosë atij krahut përreth qafës.

Portugezi e largoi kokën e tij nga tifozi dhe u duk se i tha “A je i çmendur”, përderisa tifozi u largua nga rojet e sigurimit nga fusha.

Ai ishte tifozi i dytë që hyri në fushë dhe u nis drejt Ronaldo atë natë, pasi që një tifoz tjetër kishte tentuar gjithashtu, por kishte dështuar, të shkojë deri te Ronaldo gjatë ndeshjes.

- Advertisement -

Juventusi veçse ishte kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si fitues i grupit, megjithatë arritën ta marrin këtë fitore falë dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain, të dyja të asistuara nga Paulo Dybala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit