11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ehat Miftaraj: E lexova programin e VV-së për sundim të ligjit, dëshpërues, iluzor, populist

Rekomandime

Ehat Miftaraj nga IKD, thotë se programi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me sundimin e ligjit është dëshpërues dhe vë në pah mungesën e njohurive elementare për fushën e drejtësisë.

Miftaraj thotë se programi është shkruar nga persona jokompetentë që se kanë idenë sesi funksionon sisitemi i drejtësisë në vend.

- Advertisement -

E lexova planprogramin e VV lidhur me sundimin e ligjit.

Me pershkru shkurt:

Deshperuese, mungese elementare e njohurive lidhur me sistemin e drejtesise, propozim i masave ne kundershtim me parimet baze te sundimit te ligjit, iluzor, popullist.

- Advertisement -

Nga krejte programi i kesaj partie, ku nuk pat gabime ishte propozimi me poshte qe nese do te realizohet mund te sheh dite te bardha sistemi i drejtesise.

Pjesë integrale dhe e domosdoshme e sistemit të drejtësisë është gjyqësori i pavarur, i paanshëm, me integritet dhe efikas. Për të arritur këtë, nivelet më të larta hierarkike të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm, do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet integriteti gjyqësor dhe prokurorial dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këshillave, procesi i vetingut do të nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial.

- Advertisement -

Kjo eshte pjesa me ndritshme qe jep shprese nese zbatohet, pjesa dermuese e plan programit me siguri eshte shkruar nga persona jo kompetente dhe qe idene se kane si funksionon sistemi i drejtesise ne Kosove.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit