-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

EKSKLUZIVE: “Fshesa 2” e Glauk Konjufcës, pritet anulimi i qindra pasaportave diplomatike që u dhanë familjarëve të politikanëve…

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca pritet ditëve në vijim të marrë vendime të reja.Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca pas shkarkimit të disa ambasadorëve dhe konsujve, që ishin kryesisht njerëz partiak dhe familjarë të politikanëve, pritet të anulojë edhe qindra pasaporta diplomatike.Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë Gazetës Blic se janë qindra pasaporta diplomatike që do të anulohen nga Konjufca.

- Advertisement -

”Ministrat e kaluar kishin keqpërdorur mënyrën e dhënies së pasaportave diplomatike. Shumica e estradës kishin pasaporta diplomatike, poashtu biznesmenë të shumë dhe familjarë të politikanëve. Pritet që ditëve në vijim të anulohen qindra pasaporta diplomatike”, tha ky burim i Gazeta Blic.Sipas këtij burimi, shumë pasaporta u janë dhënë edhe biznesmenëve të fuqishëm, që janë në lidhje me politikën.Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Konjufca ditë më parë kishte shkarkuar edhe motrën e deputetes së PDK-së, Fatmir Musliun, ish- deputeten e LDK-së, Teuta Sahatqiun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshit.Konjufca kishte propozuar edhe shkarkimin e disa ambasadorëve, përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Pos Vlora Çitakut, Konjufca kishte propozuar shkarkimin edhe të 6 ambasadorëve: Edon Cana; Lirim Grejçevci; Shpend Kallaba; Mimoza Ahmetaj; Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit