-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive: Lista Serbe përkrah rrëzimin e Qeverisë Hoti, vendi drejt zgjedhjeve

Rekomandime

Qeveria Hoti duket se i ka ditët e numëruara. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot në një konferencë ka akuzuar partnerin qeverisës, Listën Serbe.

Gashi ka thënë ndër të tjera se Lista Serbe po sillet si opozitë dhe i ka ftuar ata që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

- Advertisement -

Indeksonline ka kontaktuar Igor Simicin nga Lista Serbe i cili i ka dhënë “goditjen” e radhës Qeverisë Hoti.

Për Indeksonline, Simic ka thënë se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit, dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar.

- Advertisement -

Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve.

Ne jemi pro interesit të qytetarëve, jemi pro zhvillimit ekonomik, dhe pro luftës ndaj pandemisë. Por, paraprakisht duhet të respektohemi si partner qeverisës.

- Advertisement -

Ne e kemi marrëveshjen e nënshkruar në tavolinë dhe kërkojmë që e njëjta të respektohet.

Për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe ne jemi duke menduar seriozisht largimin nga Qeveria” ka thënë Simiq për Indeksonline.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit