8.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ekskluzive: Policia në aksion për kapjen e të dyshuarit të 4-të për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Rekomandime

Përveç arrestimit të tre personave, Halil Mehmetaj dhe dy djemve të tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me mizorinë në Gllogjan.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në privimin nga jeta të shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

- Advertisement -

Sipas provave, motivi dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Për vetëvrasjen e saj fajësohej shoferi që u vra, Gani Gjokaj.

Në konferencën e jashtëzakonshme që do të mbahet nga ora 21:30, pritet të marrë pjesë kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe udhëheqësi i hetimeve nga Policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit