1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ekspertët e sigurisë: “Garda Vullnetare Shqiptare ” joekzistente, presioni mbi Kushtetuesen – i papranueshëm

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë bëri publike një e-mail kërcënues ndaj tij të ardhur nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se një organizatë e tillë deri më tani ka qenë e panjohur, megjithatë vlerësojnë se çdo kërcënim nga kushdo qoftë duhet të merret me seriozitet dhe të trajtohet me prioritet nga organet e hetuesisë.

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se mbeten shqetësuese kërcënimet me përmasa politike e të cilat hyjnë në grupin e veprave penale ku edhe parashihen dënime të ashpra.

Ibishi: Këto lloj të kërcënimeve hyn në grupin e veprave penale

Është bërë si modë kohëve të fundit, ngritja e çështjeve të kërcënimeve, shumë interesant që në përmasa politike. Kjo e fundit e Kryeministrit pra një organizatë që deri më tash ka qenë e pa njohur ‘Garda Vullnetare’, nuk është e njohur as në opinion, as edhe nga mediat.

- Advertisement -

Mirëpo këto lloj të kërcënimeve hyn në grupin e veprave penale dhe normal parashihet dënime të rënda, sidomos kur ka të bëjë me personin zyrtar apo në kryerjen e detyrave të caktuara si në këtë rast kryeministri, ku dënimi parashihet shihet prej 6 muaj deri në 5 vjet”, thotë ai.

E njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se organizata e vetëquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare” është inekzistente dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po i shfrytëzon për poenë politikë në këtë kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për dekretin e Presidentit për mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Drizan Shala: Kjo organizatë është inekzistente

“Sa i përket kërcënimit drejtuar kryeministrit në fjalë, kjo email e dërguar me 17 maj e publikuar me 19 maj, në vete po len të kuptohet që ka një mjegull sa i përket kësaj e-maili, sepse edhe organet e rendit janë veç se duke bërë hetime, ndërsa bazuar në deklarimet e Presidentit, që kjo organizatë është inekzistente, po më len të dyshoj që kjo është bërë për motive politike, për të orientuar dhe disorientuar mendimin dhe opinionin e qytetarëve sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të merret në formimin apo jo formimin e qeverisë Hoti”, thotë Shala.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë komentuar edhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese.

Ibishi vlerëson se një presion i tillë nga partitë politike dhe politikanët në përgjithësi është e dëmshme për demokracinë në vend.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është bërë si vend arene ku të “fortit” po bëjnë gara se kush është më i fuqishëm.

Ibishi: Çdo ndikim apo presion ndaj Gjykatës është i dënueshëm

Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur dhe ai duhet të gjykojë sipas asaj që janë në dispozitat kushtetuese por edhe interpretimet çfarë janë dërguar, materialet por edhe praktikave, jo të bie në ndikim të presioneve të ndryshme të them.

Megjithëse unë e di që ajo nuk është, mirëpo mjafton që në opinion po rrjedh ajo po krijohet bindja kush është më i fortë politikisht po bën presion më të madh, ajo është fatkeqësi që tregon për një demokraci të brishtë tonën.

Për arsye se Gjykata është e pavarur në vendime dhe ashtu duhet të jetë, presim më shpejt që ky vendim të vie dhe mendoj që çdo ndikim apo presion ndaj Gjykatës është i dënueshëm dhe ata duhet ta paraqesin nëse eventualisht ka”, thotë Ibishi.

E njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala, deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të Vetëvendosjes, do të ketë protesta dhe trazira.

Një argument për këtë Shala e përmend heqjen e rrethojave të qeverisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shala: Vendimi i Kushtetueses do të prodhojë protesta

Unë mendoj që nëse nuk është në favorin e qeverisë, qytetarët ose grupet e caktuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojnë protesta, ku kemi pas rastin në shesh një parapërgatitje për protestë.

Kjo po lë të nënkuptohet që nëse vendimi nuk është në favorin e fituesve të 6 tetorit, atëherë masa do të organizohet do të mobilizohet dhe do të kemi protesta në një formë të cilën ne nuk e kemi parë deri më tani.

Po çështja më kruciale është që çka do të ndodhë me perimetrat e sigurisë, ku e kemi edhe një vendim i cili është marrë nga ana e ushtruesit të ministrit të Punëve të Brendshme, me heqjen e rrethojave dhe kjo më le të kuptohet njëfarë inskenimi i mundshëm, të ndonjë sulmi apo atakimi të objektit qeveritarë apo parlamentit të Kosovës”, deklaroi Shala.

Ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup që veten e quan “Garda Vullnetare Shqiptare”. Kurti ka publikuar në Facebook një komunikatë të këtij grupi.

Tutje, Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin rreth dekretit të presidentit Thaçi lidhur me nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit