0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ekspertët suedezë: Rusia do të mund ta fitonte Iuftën me NATO-n në këtë formë

Rekomandime

Agjencia Kërkimore e Mbrojtjes në Suedi ka parashikuar se një Iuftë e hapur në pjesën veriore të Evropës do të mund të rezultonte në bllokimin e vendeve të Baltikut nga Rusia, duke ia pamundësuar NATO-s sjelljen e ndihmës dhe duke siguruar kontroll në rajon.

Në raport, hulumtuesit realizuan një lojë të simuluar Iufte për ta përcaktuar baraspeshën e fuqisë në Evropën Qendrore dhe Veriore në të ashtuquajturin “skenar i ank.thit”. Sipas këtij simulimi, Rusia do ta suImonte Lituaninë përmes Bjellorusisë fqinje.

- Advertisement -

Në bazë të llogaritjes hipotetike, aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të përfshihej në një konfIikt të drejtpërdrejtë që nuk është parë në kontinent që nga përfundimi i Iuftës së Dytë Botërore, por u përjashtua përdorimi i ar.mëve bërthamore, shkruan RT.

“Në letër, raporti i forcave i jep Rusisë gjasa të mira për sukses, nëse konfIikti mund të mbahet në periudhë të shkurtër dhe rezultati të vendoset herët”, thuhet në raportin e agjencisë suedeze.

Më tej, në këtë raport thuhet se një suIm i befasishëm i Rusisë që do t’ua mundësonte trupave të shënojnë sukses në Detin Baltik dhe të bashkohen me trupat e ndodhura në enklavën e Kaliningradit do të ishte jetik, para se të fillonin suImet ajrore me rreze të gjatë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca.

- Advertisement -

Në anën tjetër, thuhet në analizë, gjasat më të mira të NATO-s për të shënuar sukses do të ishin nëse do t’ia pamundësonte Rusisë superioritetin në ajër, duke u mbajtur derisa të arrijnë aeroplanët Iuftarakë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit