2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Eksperti amerikan: Ja pse Kurti duhet ta marrë seriozisht rekomandimin e Bidenit për Ujmanin

Rekomandime

Profesori amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut Alon Ben-Meir, ka thënë se raporti i lëshuar nga SHBA mbi mënyrën e menaxhimit të Liqenit të Ujmanit, është hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit midis dy vendeve.

- Advertisement -

Ben-Meir ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duhet të marrin seriozisht rekomandimet, pasi nga to mund të përfitojnë të dyja vendet, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dijë që presidenti amerikan Joe Biden, nuk do të mbështesë asnjë propozim që do të kompromentonte të ardhmen e Kosovës.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

- Advertisement -

Një raport i lëshuar nga SHBA mbi mënyrën e menaxhimit të mosmarrëveshjes së liqenit midis Beogradit dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit midis dy vendeve. Vuçiq dhe Kurti, duhet të marrin seriozisht rekomandimet edhe pse është një pjesë e të ashtuquajturës marrëveshje të Uashingtonit në vitin 2020. Edhe pse Kurti nuk ishte në pushtet kur u nënshkrua marrëveshja, ai duhet të konsiderojë rekomandimet e Bidenit pasi kjo nuk do të cenojë pavarësinë e saj.

Kurti duhet ta dijë që Biden nuk do të mbështesë asnjë propozim që do të kompromentonte të ardhmen e Kosovës. Sipas Ballkan Insajt; raporti siguroi rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë, nga të cilat mund të përfitojnë të dyja vendet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit