-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Eksperti hedh dyshime se pIumbi në dritaren e Vasfije Krasniqit, nuk është “pIumb qorr”

Rekomandime

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka hedhur dyshime në lidhje me një rast ku një pIumb kishte goditur dritaren e deputetes së LVV-së, Vasfije Krasniqi në natën e Vitit të Ri.

Sipas Kajtazit, plumbi që kishte g0ditur dritaren e deputetes Krasniqi, nuk duket të jetë i pa kontrolluar.

- Advertisement -

Ai ka analizuar këndin nga ka rënë pIumbi, duke i lë përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30 shkallë, e që sipas tij, gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30 shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla.

“Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “pIumb qorr”.Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°”.

“Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale”, ka shkruar Kajtazi.

- Advertisement -

Sipas tij, në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte.

“Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°. Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit