8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria dorëzon kallëzim penal për shpronësimet në kohën e Qeverisë Haradinaj

Rekomandime

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit një kallëzim penal lidhur me çështjen e shpronësimeve për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë gjatë kohës së Qeverisë Haradinajt. Për këtë proces, raporti i auditimit i MF-së ka gjetur mospërputhje në vlerë 12 milionë euro.

Siç thotë Ministria e Financave, për këtë projekt ishte paraparë shpronësimi i 1,059 prona, prej të cilave 858 prona private, 148 prona shoqërore dhe 53 prona të privatizuara nga procesi i privatizimit.

- Advertisement -

“Të gjeturat e auditorit shpërfaqin shkelje të shumta në këtë proces, duke u nisur nga mungesa e buxhetimit të mjeteve që është kërkesë ligjore, e deri tek mos-respektimi i kritereve dhe procedurave të vlerësimit. Mirëpo më kryesorja që duhet të theksohet është shpërputhja e vlerave në mes të tabelës së vlerësimit të dorëzuar fillimisht nga Departamenti i Tatimit në Pronë tek asokohe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me datë 17 maj 2019, dhe vlerave në tabelën e miratuar nga Qeveria me datë 17 dhjetor 2019”, thuhet në njoftim të MF-së.

Sipas kësaj ministrie, segmenti në tabelat e Departamentit të tatimit në pronë është vlerësuar me shumën 31 milionë euro, ndërsa është proceduar propozim-vendimi për shpronësim në vlerë 43 milionë euro.

“Në krahasim me vlerësimin e dorëzuar nga DTP, shuma e miratuar nga Qeveria paraqet një dallim prej mbi 12 milionë euro shtesë në vlerësim. Ky dallim vie për shkakun se për disa parcela me pronarë specifikë, në tabelat e miratuara nga Qeveria që dallojnë nga vlerësimi fillestar, është bërë dyfishimi i vlerës së shpronësimit duke rezultuar kësisoj në fryrje të kostos së përgjithshme të shpronësimit, dhe potencialisht në dëmtim të buxhetit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati i ka ofruar bashkëpunim Prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit