1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Eksperti i KRlMlT flet me emra: Kjo figurë e lartë në Serbi pritet të futet në listën e zezë të SHBA-ve

Rekomandime

Një nga bashkëthemeluesit e projektit për Raportim të KRlMlT të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), Drew Sullivan, në një intervistë për “Nova.rs” ka thënë se listës së të sanksionuarve nga Thesari i SHBA-së pritet t’i shtohet së shpejti edhe vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Andrej.

Ai ka thënë se është e ditur se presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe po ashtu shumë në Qeverinë e Kosovës, kanë lidhje me KRlMlN e organizuar. Po ashtu shtoi se vëllai i Vuçiqit, Andrej është takuar me Zvonko Veselinoviqin.

- Advertisement -

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit të mërkurën ka targetuar rrjetet e korrupsionit dhe KRlMlT t të organizuar në disa vende në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore, në mesin e të cilëve është edhe Zvonko Veselinoviq dhe grupi i tij të KRlMlT të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, nark0tikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë kjo zyrë ka thënë Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.

Sullivan ka shtuar se lista pritet të zgjerohet.

- Advertisement -

“E dimë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe shumë në Qeverinë e Kosovës, kanë shumë lidhje me KRlMlN e organizuar. E dimë se vëllai i Vuçiqit, Andrej është takuar me Zvonko Veselinoviqin. Ata me gjasë do t’i shtohen listës pas disa muajve apo viteve”, tha Sullivan.

Po ashtu Sullivan ka shtuar se me gjasë në listë të sanksioneve do të jetë edhe kumbari i Vuçiqit, Nikola Petroviq, një njeri me lidhje të ngushta biznesi me Veselinoviqin.

- Advertisement -

“BE-ja dhe SHBA-ja me gjasë do të përqendrohen te njerëzit që gjenden në zemër të marrëdhënieve të KRlMlT të organizuar me qeverinë. Siç janë sanksionuar të gjithë oligarkët e Putinit, pres një listë të ngjashme me emrat e miqve të Vuçiqit, manjatë. Pres edhe disa anëtarë të familjes së tij, si Andreji. Ata ndoshta do të shtohen në listë në muajt apo vitet e ardhshme. Ne sigurisht se do të bëjmë çdo gjë që mundemi që të shtojmë njerëz në atë listë”, ka thënë Sullivan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit