5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Eksperti i sigurisë publike jep ALARMIN: Përgatituni për akte të rënda në këtë datë

Rekomandime

Eskperti i sigurisë publike Ervin Karamuço paralajmëron se Tirana mund të përfshihet nga një valë incidentesh në datën 25 maj, ku mijëra tifozë të huaj pritet të mbërrijnë për finalen e “Conference League”.

Ai thotë se në kryeqytet mund të ketë trazira huligane dhe akte të rënda ndaj sigurisë publike.

- Advertisement -

Rreth 20,000 tifozë italianë dhe holandezë pritet të jenë në stadiumin “Air Albania” ndërsa numri i përgjithshëm i tyre mund të shkojë deri në 90,000.

Postimi i Karamuços:

Deri tani nuk po e përmend askush, por përgatituni për një 25 Maj të vështirë të trazirave huligane në Tiranë. Shpresoj që Policia e Shtetit të jetë njohur mirë me ngjarjet e mëparshme të Feyenoordit në Evropë dhe të ketë filluar trajnimet me manualet e Clifford Stott. Përgatituni për akte të rënda ndaj sigurisë publike…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit