1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ekzekutohen pagesat për 5740 të punësuar, për këto kategori

Rekomandime

Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.

Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100) (përmes Masës 1.1 secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 dhe e ka humbur vendin e punës do t’i subvencionohet paga bruto deri”.

- Advertisement -

Ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50).

Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht.

Përmes masës 1.2, secilit prej të punësuarve të rinj do t’u paguhen kontributet pensionale në vlerë 10% të pagës bruto, duke filluar nga korriku 2021 e deri në qershor 2022. Kusht për subvencionim është që punëtori të mos figurojë si i punësuar në deklaratën e muajit qershor 2021.

- Advertisement -

Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për 3 (tre) muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit