7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Emërimi i shefit të AKI-së, roli i saj në dialogun Kosovë -Serbi, padia ndaj Serbisë – Punët urgjente dhe përgjegjësitë që e presin Vjosa Osmanin

Rekomandime

Prej dje Kosova tashmë ka Presidentin e ri të saj – e ajo është Vjosa Osamni e cila me 71 vota PëR ka marë një mandat pesë vjecar si kryetare e shtetit.

Bazuar në përgjegjësit kushtetuese e ligjore Osmanin e presin shumë punë e që kishin mbetur pa e kryer për shkak të rrethanve politike që ishin krijuar në Kosovë në muajtë e fundit.

- Advertisement -

Njohësi i çëshjteve të drejtësisë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi-IKD në një përgjigje për Gazeta Blic ka treguar fije për pe se cilat janë punët urgjente që e presin përpara të parën e shtetit.

Vendi tash e sa kohë është pa drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjenc e që për Miftaraj kjo do të jetë prova e parë e Vjsoa osmanit nëse për kryespiun do të vendoset një njeri prefosional apo do të vazhdoj avazi i vjetër e që në këtë pozitë kaq të rëndësishme të dërgohet dikush që ka lidhje me politikën.

“Në aspektin e përmbushjës së obligimeve të mënjehershme që nuk presin shtyrje padyshim se një ndër detyrat e para që Presidenti dhe Kryeministri i Republikës kanë është emërimi i Drejtorit të AKI-së, duke ditur se kjo pozitë është e paplotësuar për muaj të tërë.

- Advertisement -

Po ashtu, ky do të jetë edhe testi i parë për Presidenten në rolin e saj të ri për të parë se në këtë pozitë a do të caktohet një person me integritet profesional dhe personal në një pozitë kaq të rëndësishme, dhe a do të ndalet praktika e emërimeve politike dhe partiake në këtë institucion”, ka thënë Miftaraj shkruan Gazeta Blic.

Përveç kësaj politika e jashtme po shihet si një nga pritoritetet që duhet të ketë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“Në rolin e saj si Presidente, detyra kryesore dhe më e rëndësishmja do të jetë politika e jashtme dhe roli i saj në dialogun Kosovë-Serbi, promovimi i interesave të Kosovës në raportet Kosovë-Serbi, përmbushja e premtimit dhe insistimit parazgjedhor për të paditur Serbinë për gje.nocid dhe dëme të Iuftës, edhe pse në aspektin formal në këtë fazë është e pamundur:”, vlerëson ai.

Depolitizimi i shërbimit të jashtëm diplomatik është një sfidë tjetër që e pret të parën e shtetit.

“Shërbimi i jashtëm diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës në vitet e fundit është përcjellur me emërime politike duke kaluar normën mbi 50% të tyre, ku Presidentja Osmani ka qenë më e zëshmja kundër kësaj praktike.

Mbetët të shihet se si Presidentja OSmani do të koordinohet më Ministren e punëv të jashtme dhe Kryeministrin për të kthyer ligjmërine dhe profesionlizmin në këtë shërbim, dhe sa do të jenë në gjendje të ruajnë diplomatët e karierës”, ka thënë Ehat Miftaraj për Gazeta Blic.

Presidenti i vendit ka rol unfikues për të gjithë dhe është garantuese e funskionimit demokratik të institucioneve të Kosovës.

“Presidentja përmes veprimeve apo mos veprimeve të saj do të gjykohet sa do të jetë në gjendje të ushtroj këtë përgjegjësi për të përgjuar mesazhin në publik nëse e njejta do ti trajtoj qytetarët dhe partitë politike pa dallim, në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka thënë Miftar shkruan Gazeta Blic.

Vjosa Osmani bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjeve në fuqi, do ta ushtroj këtë pozitë për pesë vitetet e ardhshme.

Ajo u zgjodh dje në krye të shtetit përmes Kuvendit të Kosovës në raundin e tretë me 71 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit