7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Enver Hoxhaj: E rrezikshme, heshtja e Qeverisë së Kosovës ndaj krizës në Ukrainë

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideron si të rrezikshme heshtjen e Kosovës lidhur me krizën në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nga shteti ynë pritet një deklaratë për të dënuar kërcënimin e tmerrshëm rus në Ukrainë.

- Advertisement -

“Rreziku që Iufta mund të shpërthejë çdo ditë në mes Evropës është njohur për të gjithë, vetëm Kosova nuk e njeh dhe sheh këtë! Është e rrezikshme heshtja dhe paraliza e Kosovës në kriza të mëdha ndërkombëtare qoftë edhe për të bërë një deklaratë dhe për të dënuar kërcënimin e tmerrshëm rus në Ukrainë! A do të thotë që duam të mbajmë qëndrim asnjanës ndaj krizës në Ukrainë?

Nga Kosova askush nuk pret armë, por të paktën një deklaratë! Apo thjeshtë kjo heshtje e Kosovës ka të bëjë me mungesë të qëndrimit të qartë kundër agresionit rus, me neutralitetin tonë në politikën e jashtme? Apo po pret Kosova që dikush t’ia kërkojë deklarimin?”, ka thënë ai.

Jam shumë krenar që me vendosmërinë time Qeveria e Kosovës vendosi sanksione kundër Rusisë, kur Rusia e aneksoi Krimenë më 2014. Këtë, nuk ma kërkoi askush, as këndej e as përtej detit! Mirëpo, qëllimi ishte i qartë, që ne si shtet i vogël të ofrojmë mbështetje publike dhe të rreshtohemi karshi botës demokratike!

- Advertisement -

Çfarë synon Putini sot është njëjtë se çfarë synonte Hitleri më 1939 në Evropë dhe Millosheviqi më 1989 në Ballkan! Demokracitë – edhe të vogla, nuk guxojnë kurrë të dorëzohen para regjimeve autoritare dhe synimeve pushtuese!”, shprehet ai.

Tutje, deputeti i PDK-së, tha se është me rëndësi për Kosovën, e e pushtuar dhunshëm nga Serbia deri më 1999, e kërcënuar çdo ditë nga ajo pas 2008-s, e bllokuar që 15 vite ndërkombëtarisht nga Rusia – të solidarizohet me tragjedinë e Ukrainës!

- Advertisement -

“Nuk po i vringëlloj shpatat kundër Rusisë! Por, është me rëndësi për Kosovën – e pushtuar dhunshëm nga Serbia deri më 1999, e kërcënuar çdo ditë nga ajo pas 2008-s, e bllokuar që 15 vite ndërkombëtarisht nga Rusia – të solidarizohet me tragjedinë e Ukrainës! Nuk ka nevojë për dije gjeopolitike sepse çdokush mund ta imagjinojë dramën atje! Por, kur je në pozitë të vendimmarrjes ajo që të trazon para se ta bësh një deklaratë publike është se a duhet t’i ndjekësh vetëm interesat e vendit tënd apo edhe parimet morale për kauza të tjera në botë!”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditë më parë presidentja Vjosa Osmani ka treguar qëndrimin e Kosovës lidhur me konfliktin Rusi- Ukrainë por që Enver Hoxhajt i ka ikur kjo deklaratë.

Rusia e Ukraina buzë konfliktit, Presidentja Osmani bën të ditur pozicionin e Kosovës

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit