Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar sërish rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Mes shumë çështjesh të përmendura, ai foli sërish edhe për rënien e PDK-së, duke thënë se ajo ishte e vogël, megjithatë s’e mohoi dot faktin se fitorja e VV-së ishte e madhe.
“Nuk kemi shënuar humbje të madhe. Unë mendoj se kemi regjistruar humbje të vogël, por fitorja e VV-së ka qenë e madhe”, tha Hoxhaj në Pressing.