Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj.
Ai tha se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në “Facebook”.