5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramush Haradinaj: Qeveria ime e kishte përgatitur padinë për GJEN0ClD ndaj Serbisë, është e gatshme

Rekomandime

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpalosur detaje lidhur me padinë ndaj GJEN0ClDlT ndaj Serbisë.

Sipas tij, Qeveria që ishte udhëhequr nga vetë ai, veçse e ka përgatitur një të tillë.

- Advertisement -

“Qeveria që e kam udhëhequr unë veçse e ka përgatitur padinë për GJEN0ClD ndaj Serbisë. Është e gatshme. Aty kanë punuar njerëz më të aftë të kësaj lëmie nga e gjitha bota”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e KRlMlNELËVE të Iuftës nga politika.

Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është KRlMlNEL i Iuftës, është akt tradhtie.

- Advertisement -

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është KRlMlNEL i Iuftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye KKRlMlNELË të Iuftës, është akt tradhtie”, tha Haradinaj për Blic.

Për deklaratën e Kurtit pati reagime të shumta. Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ku sipas tij, Kurti tha se UÇK’në dhe cetnikët nuk po i ndanë.

- Advertisement -

“Më shumë po duket një fjalim i një kryeministri të UNMIK’ut, ose të ‘Krahinës Socialiste të Kosovës’, e jo të Kosovës. Ai po barazon, UCK’në me KRlMET e Ballkanit. Ai nuk po bën ndarje. Po thotë “Të gjithë KRlMlNELËT e Ballkanit Perëndimor”. Kur ka cu letër Albin Kurti, vetëm Rexhep Selimit i ka cu letër”, është shprehur Syla.

Tutje, Syla tha se me këtë qasje Kurti po thotë se çdo faj po ua adreson krerëve të UÇK’së.

“Tash po don ta ruajë një narracion të ri duke thënë se tash duke i Iuftuar këta të Hagës, Iuftohet oligarkia dhe korrupsioni, e gjendjet fajtori i përhershëm”, ka thënë Syla.

“Me këtë qasje, Kurti po do të thotë se për cdo faj këtu, janë këta të UCK’së. Njëfarë mënyre çetnikët dhe UCK’në po i barazon sepse nuk po i ndan”, shtoi Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit