20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Enver Sekiraqa tregon se cilës parti i ka ndihmuar dhe cili politikan i kërkoi atij 1 milionë euro për fushatë

Rekomandime

Enver Sekiraqa, i cili është dënuar me 30 vjet burgim për 30 vjet burgim për veprën penale shtytje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, ka treguar se ai ka ndihmuar LDK’në të fiton vota, shkruan Gazeta Metro.

Sekiraqa pati thënë se shumë politikanë e kanë thirrur atë për t’i ndihmuar për vota, ai thotë se në Prishtinë i kishte ndihmuar LDK t’i bën votat nëpër lagjet e Prishtinës.

- Advertisement -

Vet ai e pati pranuar në një intervistë të dhënë vite më parë për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.

Madje vet Sekiraqa para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës kishte pranuar se i kanë kërkuar para për fushatë disa politikanë.

- Advertisement -

“Unë kam me thonë, kjo është veç rast politik. Më kanë thirr të gjithë me ju ndiihmu në vota, s’kam shku mu ungj me ta, t’isha ulë me ta, unë edhe ti nuk ishim njoftu kurrë. As me ketë prokuror, kurrë se kisha pas një akuzë të tillë, as ti gjyqtar nuk m’kishe njoft. Krejt politika është mas kësaj pune. Një milion euro mi kanë lyp pa ma ngrit akuzën. Masi ma kanë ngrit apet mi kanë lyp, tash kanë ra në 300–400 mijë euro, e unë se kam nijet mi dhon as 30 euro për këtë punë. Provat janë, ndaqit mi pa, ja kam dhon edhe prokurorit paraprak. Krejt çka kam thonë krejt janë vërtetu pikë për pikë, shumica me dokumente, tjerat me seanca tjera”, ka thënë Sekiraqa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit