15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdogan propozon referendum për të drejtën e mbajtjes së shamisë

Rekomandime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sugjeruar se ndryshimi kushtetues për të garantuar të drejtën për të mbajtur shaminë në shërbimin civil, shkolla dhe universitete duhet të vendoset përmes një referendumi.

- Advertisement -

“Nëse keni guximin, hajdeni, le ta vendosim këtë në një referendum”, tha ai në një fjalim televiziv.

“Lëreni kombin të marrë vendimin”, shtoi Erdogan, duke folur me liderin e partisë kryesore opozitare Kemal Kilicdaroglu, i cili fillimisht kishte propozuar një ligj për të garantuar të drejtën për të mbajtur shaminë në një përpjekje për të zgjidhur atë që ai tha se ishte “polarizimi i thellë”.

Si përgjigje, Kilicdaroglu të shtunën mbrëma hodhi poshtë idenë e një referendumi, duke akuzuar Erdoganin për “imitim” të liderit nacionalist hungarez Victor Orban, i cili është bërë ikona e së djathtës së fortë.

- Advertisement -

“A keni ndërmend të imitoni Orbanin, Erdogan? Nga e merrni referendumin?” postoi ai në Twitter.

Debati mbi shaminë në Turqi është ndezur kohët e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Turqia ka qenë prej kohësh një vend ku mbajtja e shamisë ishte e ndaluar në institucionet publike.

Por kufizimet mbi mbulesën u hoqën në vitin 2013 nga qeveria konservatore e Erdoganit.

Presidenti turk shpesh e portretizon veten si mbrojtës i myslimanëve — të cilët përbëjnë shumicën e vendit — kundër “elitave” laike, duke sugjeruar se pa të, “fitimet” si heqja e kufizimeve të shamisë do të rrezikohen.

Edhe pse shamia shkaktoi debat të ashpër, asnjë lëvizje politike nuk propozon tani një ndalim të saj në Turqi.

Në korrik 2008, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një përpjekje të partisë qeverisëse AK të Erdoganit për të hequr ndalimin e shamisë në universitete me arsyetimin se ishte kundër laike.

Bashkëshortja e Erdoganit, Emine Erdogan, njihet për mbajtjen e shamisë gjatë kohës, kur e shoqëron të shoqin në fushata elektorale dhe gjatë funksioneve zyrtare.

Zonja e parë e Turqisë ka mbështetur hapur zërat e grave konservatore, duke nderuar si aktivisten Sule Yuksel Senler, për të cilën ajo tha se ishte “një figurë kryesore e kauzës së shamisë (që i kushtoi) jetën e saj për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve” pas vdekjes së Senlerit në vitin 2019.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit