1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogani i thotë Putinit se Turqia s’i njeh hapat kundër integritetit territorial të Ukrainës

Rekomandime

Presidenca turke tha se Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, se Turqia nuk i njeh hapat kundër integritetit territorial të Ukrainës, pasi Rusia e njohu pavarësinë e Luhanskut e Donetskut.

Njohja e këtyre dy rajoneve nga Rusia ka nxitur reagime dhe sanksione nga vendet perëndimore. Turqia, anëtare e NATO-s, ka lidhje të mira edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë, por i kundërshton sanksionet në parim. Turqia gjithashtu ka bërë ofertë për të ndërmjetësuar në këtë krizë dhe ka paralajmëruar kundër konfliktit ushtarak.

- Advertisement -

Përmes një bisede me telefon, Erdogani i tha Putinit se askush nuk do të përfitonte nga konflikti ushtarak në rajon dhe e përsëriti ofertën e tij për të ofruar ndihmë për arritjen e një zgjidhjeje, tha zyra e tij. Erdogani gjithashtu tha se e vlerëson bashkëpunimin e ngushtë të Putinit për çështjet rajonale dhe se dëshiron që ta vazhdojë këtë, shkruan Reuters.

Më herët, Erdogani citohet të ketë thënë se Turqia nuk mund t’i braktisë marrëdhëniet e saj as me Ukrainën, as me Rusinë.

“Presidenti Erdogan, i cili e përsëriti thirrjen e tij që çështja të zgjidhet përmes dialogut, deklaroi se është me rëndësi që diplomacia të vihet në krye dhe që (Turqia) ta vazhdojë qëndrimin e saj konstruktiv edhe në NATO”, tha zyra e presidentit turk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit