5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Erërat “rrëzojnë” murin kufitar të Donald Trumpit midis SHBA-së dhe Meksikës

Rekomandime

Një pjesë e murit kufitar shumë të përfolur nga presidenti amerikan, Donald Trump, midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është rrëzuar nga era e fortë, është raportuar të kenë thënë zyrtarët e patrullës kufitare amerikane.

Sipas mediave të huaja, panelet e çelikut, më shumë se nëntë metra të larta, filluan të “përkuleshin” në kufirin midis qytezës kaliforniane të Calexico dhe Mexicali në Meksikë të mërkurën.

- Advertisement -

Thuhet se seksioni i murit ishte në ndërtim e sipër në atë kohë. Por erërat e forta shpërthyen panelet mbi anën meksikane të kufirit, përpara se betoni t’ishte tharë, sipas raportimeve.

“Për fat të mirë, autoritetet meksikane u përgjigjën shpejt dhe arritën të largonin trafikun nga rruga afër”, tha agjenti i patrullës kufitare Carlos Pitones, sipas “LA Times”-it.

Seksioni i murit është pjesë e një përpjekje më të gjerë ndërtimi nga administrata e Trumpit për të forcuar pengesën kufitare më shumë se 3.000 km (1,954 milje) me Meksikën.

- Advertisement -

Ndërtimi i një muri të ri ishte një pjesë e madhe e fushatës presidenciale të Trumpit për vitin 2016 dhe ai ka kërcënuar të thërrasë një urgjencë kombëtare për të marrë 5.7 miliardë dollarë në fonde federale për të cilat ai pretendon se janë të nevojshme për të ndërtuar murin e tij “të bukur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit