1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ermir Sahiti shpëton Hajdukun në frymën e fundit

Rekomandime

Ermir Sahiti gjen golin e parë me Hajdukun e Spilit.

- Advertisement -

22-vjeçari shqiptar (10 ndeshje dhe 2 gola me Shqipërinë U21) e nisi si titullar me skuadrën kroate takimin e kthimit të raundit të dytë të Conference League përballë kazakëve të Tobol.

Hajduku fitoi 2-0 në shtëpi duelin e parë, ndërsa sot e pa veten në disavantazh të trefishtë, falë tre golave të pësuar brenda 11 minutave në pjesën e dytë.

Gjithsesi, Sahiti ia doli të shënojë në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt, duke dërguar takimin në shtesa.

- Advertisement -

Sulmuesi i majtë tundi rrjetën e ekipit nga Kazakistani falë një goditje potente me të djathtën. Tobol-Hajduk 3-1 dhe duhet luftuar akoma për kalimin në raundin e tretë të kompeticionit evropian.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit