1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Escobar i përgjigjet Vuçiqit: Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, në çdo aspekt

Rekomandime

Në bisedën virtuale me gazetarë, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur “të rëndësishme” dhe “historike” marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër.

- Advertisement -

Ndonëse marrëveshja ka dalë pa ndonjë nënshkrim mes palëve, për shkak të refuzimit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, Escobar thotë se ajo është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme dhe palët do të gjykohen për përmbushjen e saj.

“Kjo marrëveshje është një detyrim ligjërisht i obligueshëm për të dyja palët dhe të dyja palët do të gjykohen nga performanca e tyre sipas marrëveshjes. Dhe kjo marrëveshje do të vazhdojë të jetë baza e politikës sonë, për Shtetet e Bashkuara, në vazhdim dhe baza për angazhimin evropian në rajon”, ka thënë Escobar.

“Hapat e ardhshëm janë që të dyja palët të fillojnë me zbatimin, siç u theksua të shtunën. Të dyja palët kanë detyrime ligjërisht të obligueshme që duhet të përmbushin. Nga ana serbe, është fillimi i njohjes së disa dokumenteve të Serbisë – Kosovës dhe simboleve të tjera kombëtare dhe dokumentet e identifikimit dhe gjërave të kësaj natyre. Për Kosovën, është e rëndësishme që ata të fillojnë hartimin e versionit të tyre të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ka edhe shumë detyrime të tjera, por mendoj se ato janë më të rëndësishmet”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Duke iu cituar Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i cili ka thënë se nuk nënshkruan dokumente me Kosovën dhe nuk do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Escobar është pyetur se cka nënkupton me “marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

Emisari amerikan këmbëngul se dakordimi mes Kurtit dhe Vuciqit në Ohër përbën një marrëveshjen ligjërisht të obligueshme “në çdo aspekt”.

- Advertisement -

“Zëvendëspresidenti Borrell e ka bërë shumë të qartë në deklaratën e tij për shtyp se cfarë kemi është një takim mendimesh, kemi një zotim, dhe tani kemi obligime nga të dyja palët. Dhe të dyja palët do të gjykohen në rrugën e tyre evropiane me plotësimin e atyre për cka janë pajtuar”.

Escobar thotë se cështja e nënshkrimit nuk është e rëndësishme pasi dy palët, me vullnetin e tyre, kanë pranuar t’i marrin obligimet përsipër.

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan, i pyetur për punën e bërë nga SHBA-ja, që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe Kosova t’i japë të drejta të veçanta komunitetit serb, ka thënë:

“Mendoj se, për Kosovën, gjëja më e rëndësishme është dhe gjëja që do t’u leverdis më së shumti është integrimi më i madh euroatlantik. Kështu që, ky është fokusi yn, integrimi në struktura evropiane. Për Serbinë, këmbëngulja e tyre në zbatimin e obligimit ligjërisht të detyrueshëm për fillimin e bisedimeve për asociacionin – fillimi i bisedimeve dhe zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet kyç”.

Dhe, duke indentifikuar cështjet më rëndësishme për të dy shtetet, Escobar ka thënë se “do t’i gjejmë mënyrat” për zbatimin e zotimeve të marrëveshjes “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit