Një vajzë 7-vjeçare ka arritur të pushtoj ballinat e revistave botërore, kjo për faktin se ka shprehur interesim të madh për alpinizmin, lundrimin dhe ngasjen e motoçikletave në terrene malore.
Të gjitha këto sporte i praktikon falë nënës së saj e cila është një aventuriere, që i pëlqen sportet ekstreme dhe udhëton nëpër botë për të realizuar ëndrrat e saj.
Lolak Bloam që jeton në një anije në afërsi të Battersea në jugperëndim të Londrës së bashku me të ëmën Stephanie, 33-vjeçe, thotë se i pëlqejnë aventurat që kur e ëma e saj e kishte marrë me vete për një shëtitje me motoçikletë.
Kurse ish-bashkëthemeluesja e “Filthy Cute London”, Stephanie ka deklaruar se kishte filluar më seriozisht të merret me sporte ekstreme që kur vajza e saj u lind, duke u bërë kështu një person hiperaktiv.