1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Eskalon ish-deputetja e PDK-së, e quan Vjosa Osmanin të sëmurë dhe të pavlerë

Rekomandime

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, ka përdorur gjuhë denigurese në një koment për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë të sëmurë dhe të pavlerë.

- Advertisement -

Në një postim të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kritikoi Osmanin për mos përmendjen e procesit që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, në takimin e saj me ish-presidentët e Kosovës, Hadërgjonaj komentoi duke thënë se dëshiron të besojë se do të vetëdijësohen të gjithë e të ngrisin zërin kundër ‘kësaj presidenteje të sëmurë me qenë e para, pa kurrfarë merite.

“Po du me besu qe do te vetedijesohen te gjithe e te ngrisin zerin kunder kesaj presidentje te semure me qene e para, pa kurrefare merite. Ndoshta nje dite ne vend se te protestohet per thenjet e Faik Konices, protestohet kunder atyre qe neperkembin vlerat e ketij vendi”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Ajo tutje tha se presidenti Thaçi dhe të tjerët që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë, po sakrifikohen edhe sot për shtetin e Kosovës.

- Advertisement -

“Mundi e sakrifica e tyre ka me ua thy qafen njerezve te pavlere si soji i kesaj, e ata bashke me shtetin e Kosoves kane me triumfu.”, shkruan tutje ish-deputetja e PDK-së.

- Advertisement -

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të martën në zyrën e Presidencës ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Osmani dhe parardhësit e saj në Presidencë, u pajtuan që vazhdimisht të konsultohen për çështje në interes të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit