Tuesday, July 23, 2024

Eskalon Labi, e dallon se po bëjnë hajgare me të: Kërcënon live, kujdes se kam gjak shqiptari

- Advertisement -
- Advertisement -

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri iu është drejtuar qytetarëve në një video live në llogarinë e tij në Facebook.

Labinot Tahiri këtë video e ka bërë për të folur rreth aderimit të tij në AAK dhe rreth çështjeve politike.

- Advertisement -

Por, Tahiri është ndarë i pakënaqur me disa komentues dhe kritikues të tij, e madje iu është drejtuar me ton ofendues e kërcënues.

“Kush më shanë e ka të sharë, jo veç sot, po prej që kam hy në politikë. Kështu që kujdes, se edhe unë kam gjak shqiptari”, tha Tahiri në videon e tij LIVE në Facebook.

Ai më tutje është shprehur se ka lidhje me politikën dhe ka treguar që dikur i ka sharë edhe nëpër komente.

- Advertisement -

“Keni thanë që skam lidhje në politikë, por do ta shihni se kam lidhje shumë me politikë. Dikur kam sha edhe nëpër komente, por tani nuk shajë më, se e kam pa që keni të drejtë edhe ju me folë”.

“Jeni me fat që ka shumë vajza e zonja këtu se pasha besën e Zotit kurrë nuk kishit ditë me sha”, ka vazhduar Tahiri.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura