3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Eurodeputetja gjermane: Do të jetë katastrofë për Kosovën nëse LDK-ja e rrëzon Qeverinë

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë.

Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

- Advertisement -

Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën, e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka arsyetuar mocionin duke thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit