23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Faleminderit që s’i ndatë djemtë e mi nga të tjerët!”, fjalët prekëse të babait të vëllezërve që humbën jetën në tërmet

Rekomandime

“Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera!”.

Këto janë fjalët prekëse të babait të dy vëllezërve nga Kosova që humbën tragjikisht jetën gjatë tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

- Advertisement -

Babai i vëllezërve Abazi u shpreh falënderues për faktin që qeveria shqiptare ndihmoi familjen e tij me shumën 16.000 euro.

Mëngjesin e sotëm në familjen Abazi zhvilloi një vizitë ngushëlluese ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Arkëmorti i dy vëllezërve nga Gjilani, Isa dhe Shemsi Abazi u përcoll të enjten për në banesën e fundit. Të afërmit e të ndjerëve dëshmuan për mediat kosovare se dy vëllezërit kishin shkuar në Durrës për mbijetesë, për t’i shpëtuar varfërisë së tejskajshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit