1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Faqja “Liria ka emër” ua vendos disa zyrtarëve të VV-së flamurin e Serbisë në ballë, reagon ashpër ish- komandanti i UÇK-së

Rekomandime

Një grup në rrjetin social Facebook me emrin “LIRIA KA EMËR” , ka publikuar një foto-montazhë ku shihen disa nga figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u është vendosur në ballë flamur i Serbisë.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër, ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur të turpshme këtë fotomontazhë, duke thënë se janë organet shtetërore profesionale që i përcjellin, i hulumtojnë këto figura për aktivitete të tyre eventuale kundër popullit dhe shtetit.

Postimi i plotë i Hafir Hoxhës:

- Advertisement -

TURP !

Ata që i zgjedhë populli nuk duhet të tiketohen kështu pa marrë parasysh cilit subjekt i takojnë!

- Advertisement -

Populli i voton, kurse janë organet shtetërore profesionale që i percjellin, i hulumtojnë për aktivitete të tyre eventuale kundër popullit dhe shtetit.

Nuk ka individ ke zyrtar apo jo që mundet kështu me i tiketua politikanët e vendit, këtë e bën dikush që deshiron të përçajë shqiptarët, t`i fyen dhe ofendon politikanët dhe popullit tonë, votuesit e tyre, e bën dikush që eshte vegël e luftës speciale kundër Kosovës dhe popullit të saj me apo pa dijën e tij!

Këso montime bëjnë ata që janë naivë, të pa dijshëm, pa edukatë, ekstrem të verbër dhe anti-kombëtar !

Habitem nga ata që i pëlqejn këto pisllëqe të cilat i kemi pa pos këtyre këtu edhe ndaj të gjith liderëve tan më heret në 20 vitet e fundit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit